Në Himarë shtohen 311 votues për zgjedhjet e 4 gushtit, nënkomisionerja e KQZ: Do të kërkojmë shpjegime

Listat e zgjedhësve në Himarë janë shtuar me 311 vetë nga 2023 në 2024. Shifrën e bëri të ditur nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku, në mbledhjen e Komisionit Rregullator. Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjendja Civile për të shpjeguar ndryshimin e vendbanimit të këtyre banorëve nga bashkitë e tjera në Himarë.

Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto zhvendosje. Ajo që bie në sy, që është dhe gjetje e auditit, nëse krahasojmë ndryshimin e numrit të zgjedhësve, 2021 – 2023 rezulton që ka një ulje në vlerë absolute të 8 zgjedhësve, ndërkohë nga 4 prill 2023, lista përfundimtare për zgjedhjet e 14 majit, dhe 10 korrik 2024, për zgjedhjet në proces rezulton se ka një rritje 252 në vlerë absolute, por ajo që bie në sy është numri 311 i zgjedhësve që i është ndryshuar vendbanimi.

Pra nga bashkitë e tjera janë regjistruar në bashkinë Himarë.  Sipas listës përfundimtare të 4 prill 2023, për zgjedhjet e 14 majit, numri total i zgjedhësve në zgjedhje e 2023 ka qenë 22822 votues. Ndërkohë lista përfundimtare për zgjedhjet e 4 gushtit 2024, merret ajo e 10 korrikut 2024 në Bashkinë Himarë ku dhe rezulton se janë shtuar 311 zgjedhës. Në garë për zgjedhjet që do të mbahen të dielën janë Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

SHKARKO APP