Në intervistën për median italiane Rama tregon se ku po gabon Albin Kurti: Është i fiksuar

Gazeta italiane “La Stampa”, ka zhvilluar një intervistë të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Sa i përket tensioneve në Kosovë dhe mundësisë së një rreziku si Donbassi, Rama u përgjigj se askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin, nëse nuk dëshiron vetë ai. Sipas tij kjo është ëndërr e Putinit, por Serbia nuk mund të jetë Rusi.

I pyetur se ku po gabon homologu Albin Kurti, kreu i qeverisë shqiptare u përgjigj duke thënë se Kurti është i fiksuar dhe maksimalist.

“La Stampa”: Ju dhe Kurti, dy liderë shqiptarë nga vende të ndryshme. Çfarë po gabon kryeministri i Kosovës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është i fiksuar dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?