”Në katër anët po bien sirenat e revoltës”, Berisha thirrje sindikatave për protesta të fuqishme

Gjatë takimit me përfaqësues të sindikatave në vend, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se do të vendoset së shpejti për protestat, për të cilat tha se do të jenë të qëndrueshme deri në rrëzimin e qeverisë. Sipas Berishës, vetëm sindikatat mund të organizojnë protesta të fuqishme.

”Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë.

Ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Le ti japim përgjigje ne shqiptarëve që sindikata është në këmbë, e gatshme dhe ju garantoj ju se PD do të jetë në mbështetjen tuaj totale. Do të jemi në protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie, në momentin më të përshtatshëm dhe të duhur që do të vendosim bashkërisht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?