Në kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetaj shfaqet në këtë shtet. Analisti: Si “tigri” duket!

Prej shumë muajsh ndodhet në kërkim ndërkombëtar, këtë të enjte ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj na u “shfaq” në emisionin “Opinion”.

Bëhet fjalë për një video të dërguar gazetarit Blendi Fevziu, dhe aty shfaqet Ahmetaj duke ecur në Zyrih të Zvicrës.

Blendi Fevziu: Ky filmim sapo ma çon dikush tani, besoj duhet të jetë Ahmetaj në Zyrish më thotë, por nuk i di të dhënat.

Armand Shkullaku: Mbase nuk është ai, mos është ndonjë aktor.

Blendi Fevziu: Ai është se video ishte pak më e gjatë dhe del edhe më afër, por shmanga unë gjatësinë.

Armand Shkullaku: Ti kishim parë fytyrën.

Blendi Fevziu: Do t’i shohësh fytyrën?

Armand Shkullaku: Na ka marrë malli mo tashi. Nga e ecura si Tigri duket. Po mo… zoti Beni.

Blendi Fevziu: Po ku po shkon Shkullak?

Armand Shkullaku: Ky është lajm turistik. Dhe ti mirë bën që e fut se më duket si videot e tua kur udhëton.

Blendi Fevziu: Nuk e di çfarë ka në çantë?

Armand Shkullaku: Çfarë do të ketë në çantë Batoni thotë prapë është i poshtër.

Blendi Fevziu: Mos ka dokumente?

Armand Shkullaku: Dokumentet i tha me fjalë. Për mua, jo vetëm për mua, por në çdo vend normal të botës kur del numri dy i qeverisë dhe akuzon kryeministrin me të cilin ka bashkëqeverisur çdo vend i botës i merr seriozisht.

SHKARKO APP