Në krah të Ramës, Albin Kurti: Takimi për ”Makro-Shengenin shqiptar”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për shtyp, dha detaje për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku theksoi se dëshiron që në këtë dekadë të tretë të ketë një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona.
Pyetur për Shengenin Ballkanik, e nëse në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë, Kurti dha këtë përgjigje:
“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen e mund të them që e trajtuam shkurtimisht, meqënesë takimi ynë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik”.
Kurse Rama theksoi ”Kemi një diskutim për të çuar përpara, nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik, edhe pse nuk jam i prirë të bëj gjëra mini”.