Në kulmin e tragjedisë, Vasili: Rama thotë ”rrofsha unë”
Nënkryetari i LSI-së, përmes një postimi në facebook, thotë se në kulmin e tragjedisë që ka gjunjëzuar Shqipërinë, sipas tij kryeministri Edi Rama, thotë ”rrofsha unë”. ”Lexojeni çfarë thotë për veten Edi Rama në kulmin e tragjedisë: “Një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time me gjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët, deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma””,-shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Po si mundet qe ky Edi Rama në mes të tragjedisë thotë “rrofsha unë”. Thotë që s’ka njeri që ta zëvëndësojë, që është më i miri dhe më i bukuri i të gjithëve. Po kjo është blasfemi shumë e rëndë, ky është turp i padëgjuar. Po kjo është më e ligë dhe më e rëndë se vetë tërmeti sepse ky thotë “rrofsha une”. Njerëzit janë akoma nën rrënoja dhe ky ka paturpësinë dhe thotë “rrofsha unë”. Lexojeni çfarë thotë për veten Edi Rama në kulmin e tragjedisë: “Një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time me gjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët, deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma”.