Jorida Tabaku: Këta janë dëshmitarët që do të thirren për inceneratorët nga e hëna. Edi Rama i pari…
Nga Jorida Tabaku
Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte.
Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.
Deputetët e mazhorancës u përpoqën me çdo mënyrë dhe formë për t’i vënë shkopinjtë në rrota këtij komisioni, funksionimit të tij dhe ekzistencës së tij.
Ndonëse qëllimi i Komisioit ka qenë ai i të vazhduarit të punës në respekt të ligjit dhe mbi të gjitha në respekt të qytetarëve që duhet ta kuptojnë se deri ku ka shkuar krimbi i korrupsionit.
Qeveria dhe mazhoranca socialiste firmosi me votën kundër planit hetimor që të shkatërronte këtë komision në mënyrë të padrejtë dhe kundër interesit të qytetarëve.
Gjatë ditëve të kaluara kam bërë një betejë të përditshme për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve!
Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.
Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro.
Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes.
E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re!
Partia Demokratike ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë angazhimin maksimal në interesin e qytetarëve dhe jo të oligarkisë politiko-ekonomike që i mban peng shqiptarët në pellgun e tranzicionit!
Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë!