Maliqi: Rama merr 88 thupra, LSI fiton 30 mandate

Deputeti Lefter Maliqi, i cili është pjesë e listës së LSI-së në qarkun e Beratit për 25 prillin, por jo në vendet e para, thotë se opozita do të fitojë në Berat dhe se kryeministri Edi Rama do të marrë 88 thupra si ndëshkim, duke folur për synimet e kryeministrit për zgjedhjet e 25 prillit. Maliqi tha se ka zgjedhur vetë që të jetë i shtati në listën e LSI-së në këtë qark, pasi do që t’i tregojë Rilindjes se mund të bëhet deputet edhe me këtë renditje.

”Ju sot patë kreun e Rilindjes së nxirë dhe tha se do të marrë 88 mandate. Unë dua të them se qarku i Beratit fitorja e opozitës do të jetë shumë e madhe, dhe Rama do të marrë 88 thupra dhe një ndëshkim të madh për shkak të zhgënjimit dhe mashtrimit që i ka bërë shqiptarëve në këto 4 vite qeverisjeje. Rikthimi im në shtëpinë e vjetër të LSI-së është një rikthim në shtëpi sepse unë jam një ndër themeluesit. Unë e zgjodha vetë që të isha renditur i shtati në listën e LSI-së.

Ju e dini shumë mirë, që kam qenë një ndër zërat që kam thënë se nuk do jem me emrat e PS-së nga deputetët e opozitës. Zgjedhja ime në vendin e 7 ka ardhur pas konsultimeve me Kryemadhin sepse ofertat ishin që të isha i tretit, por unë vendosa të isha e shtati për t’i treguar Rilindjes se mund të dal deputet edhe kështu.

Në Berat do të dalë 5 me 2 rezultati dhe 3 mandate do t’i ketë LSI-ja, dhe jo ashtu sikurse paraqiti ai i marrosuri sot. Këtu do të jemi dhe do të shohim se çfarë mbështetje do të kemi atje. Elektorati atje është afruar drejt opozitës e cila do të fitojë në 25 prill. Ky varfërim dhe shpopullim i popullsisë do të marrë fund një herë e përgjithmonë. Më kryeqytet do të jetë ndëshkimi i parë. Ndërsa në Berat kemi një frymë skuadre dhe një bashkim. LSI goditet nga Rilindja sepse pema që ka kokrra goditet. Dihet se faktor për pushtetin e ardhshëm është LSI-ja dhe ky koalicion. Me këtë marrëveshje me PD-në, do të thotë se LSI-ja synon mbi 30 mandate në të gjithë vendin”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP