Në Memaliaj fiton “Bashkë fitojmë”, Dropullin dhe Roskovecin i merr PS-ja

Ka përfunduar votimi në Memaliaj dhe Dropull.

Në Memaliaj ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me diferencë të ngushtë votash.

Fitues është shpallur Albert Malaj me 2580 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS, Dhimitër Toli, ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Thanas Maneka i Bashkë Fitojmë ka marrë 679 vota ndërsa Kosta Garo i Partisë Demokratike ka vetëm 177 vota.

Socialistët triumfojnë edhe në Reskovec.

Me një diferencë prej 570 votash, kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi ka marrë 53% të votave ndërsa Erdit Hazizaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 47% të votave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?