Në orën 18:00 seanca formale në Kuvend, kjo pasi raundi i dytë për Presidentin u ”dogj”

Në orën 18:00 do të mbahet seanca e dytë plenare në Kuvend, por që do të zgjasë pak minuta, në mungesë të një emri të propozuar për Presidentin e ri të vendit.

Të hënën që vjen do të jetë edhe raundi i tretë, ku Presidenti zgjidhet me 84 vota.

Tani që në krye të PD-së është Sali Berisha, nuk dihet edhe nëse raundi i tretë do të ”digjet”, dhe PS-ja do të shkojë në Kuvend me 71 vota për të votuar ajo vetë kreun e ri të shtetit.

SHKARKO APP