”Në përpëlitjet e fundit”, Balliu: Rama gati të japë me koncesion edhe ujin
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook, ka denoncuar një skandal të qeverisë. Sipas tij, në përpëlitjet e fundit të kësaj qeverie, kryeministri Edi Rama është gati të japë me koncesion edhe shërbimin e ujit. ”Mos të harrojmë që në 2018 uji u rrit nga 45 lekë për metër katror në 65 lekë për metër kub, e kjo me qëllimin e vetëm; vjedhjen e qytetarëve dhe rritjen e të ardhurave. Sot kuptohet pse jepet me koncesion edhe ky shërbim, i cili kishte fitime të mëdha”.
Postimi i plotë
Vjedhja dhe bashkëpunimi i Ramës me një grup bandash nuk njeh kufi. Edhe në përpëlitjet e fundit qeveria e Edvin Krimit bëhet gati të japë me koncesion edhe ujin, që miqtë e tij dhe vetë Rama të fitojnë dhjetra e miliona euro në kurriz të shqiptarëve.
Mos të harrojmë që në 2018 uji u rrit nga 45 lekë për metër katror në 65 lekë për metër kub, e kjo me qëllimin e vetëm; vjedhjen e qytetarëve dhe rritjen e të ardhurave. Ndërkohë sot kuptohet pse jepet me koncesion edhe ky shërbim, i cili kishte fitime të mëdha.
Rilindja nuk njeh kufij në vjedhje dhe çdo ditë që kalon qytetarët varfërohen më shumë nga vjedhjet dhe grabitjet e kësaj bande në pushtet.