Në prag të Samitit të BE-së, Rama: Tirana s’u zgjodh rastësisht
Kryeministri Edi Rama, bashkëbisedim në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Rama se kryeqyteti nuk u zgjodh rastësisht vendi ku do të mbahet samiti. Sipas tij 6 dhjetori është një datë historike për Shqipërinë.
“Modestisht duhet ta them që kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për t’u vlerësuar dhe konsideruar ndryshe dhe këtu kam parasysh jo thjesht Shqipërinë, por Ballkanin Perëndimor në tërësi”.
Po ashtu kryeministri shtoi se po përgatiten për samitin, për të luajtur përsëri rolin si Shqipëri dhe si rajon.
“Bashkimi Europian nuk është një strukturë, nuk është një institucion, nuk është një forcë që reagon si i forti i lagjes, përkundrazi, rëndësi ka të kesh të drejtë dhe të dish ta përcjellësh mesazhin mbi atë që të takon në mënyrë të kuptueshme, të qartë dhe të drejtë dhe padiskutim që zëri yt herët ose vonë, por në këtë rast më herët sesa vonë u dëgjua”.