Në pritje të ”zgjerimit të BE-së”, Rama takon Hahn: Bilanc pozitiv (VIDEO)
Në 17 prill, pritet të dalë Raporti i Komisionit Europian, aty ku do të njihemi me vendimin nëse Shqipëria do të marrë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Lidhet me këtë vendim jetik për vendin tonë, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim zyrtar me Komisionerin për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn. Këtë takim Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook, ku e vlerësoi si pozitiv, e për më tepër pas një bilanci që sipas kreut Rama, tregoi për qëndrueshmëri në prioritet kyçe të integrimit.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka dhënë lajmin se këtë javë, Vettingu hyn në fazën finale, e fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë.
Statusi i Edi Ramës
Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë.
KOHA JONË SONDAZH

