”Në protestë nuk do të ketë incidente”/ Fatmir Mediu: Samiti i BE-së, për PD-në nuk ka ftesë nga Rama

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, një nga aleatët e vjetër të Sali Berishës, më herët ka thënë se nuk e mbështet të protestuarit në ditën kur do të mbahet Samiti i BE-së në Tiranë. Sonte ai thekson se nuk beson se do të ketë incidente, por e ka një merak.

”Çdo organizim duhet të negociohet. Nuk mendoj se do të ketë incidente, por do të jetë paqësore dhe me rëndësi është mesazhi që përcjell në mbështetje të integrimit të vendit në BE. E vetmja pikëpyetje që kam është pamundësia për të shpjeguar keqkuptime të mundshme. Shpesh ndodh që kur merr një qëndrim sa më realist, mund të kesh opinione të ndryshme. E kam mbajtur këtë qëndrim dhe në momente të tjera. Rama i pret BE në 6 dhjetor edhe falë ndryshimeve që bëmë ne”.

Po ashtu Mediu thekson se opozita nuk ka marrë asnjë ftesë deri më tani për të pasur zë në këtë samit, ndonëse drejton dhe Komisionin e Integrimit, ku drejtuese është deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

”Samiti është samit i shqiptarëve me BE. Nuk është samiti i Ramës me BE. Si forcë politike ka qenë PD dhe partitë e djathta që ecën me idenë që ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Rama po përpiqet që të privatizojë këtë çështje. Opozita duhet ta çmojë këtë samit si të rëndësishëm. Zgjatja pa fund me vite me radhë e këtij procesi është faj i qeverisë, PS. S’ka asnjë ftesë për diskutimin e përbashkët, për PD. Kur është bërë samiti i NATO-s në Bukuresh apo Strasburg, apo në Bruksel, opozita ka qenë prezente. Duket se Ramës i intereson që të ketë një qasje tjetër të opozitës dhe përjashtimin e saj”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP