Në Shqipëri do të kufizohet përdorimi i automjeteve, ja plani i MIE

Përdorimi i automjeteve në Shqipëri do të kufizohet brenda vitit 2025. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e parashikon këtë masë në planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën të hedhur për konsultim publik për të reduktuar përdorimin e burimeve të energjisë.

Në draft sugjerohet se përdorimi i makinave mund të bëhet në ditë të caktuara të javës, përshembull sipas targës së makinës. Kufizimi i përdorimit të automjeteve sipas targës është një masë që shumë shtete në Europë, Amerikë, Azi dhe Afrikë e kanë zbatuar në qytete specifike për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe trafikun.

Sakaq, plani kombëtar në vend për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.

 

SHKARKO APP