Në shtator fillon analiza e PD për zgjedhjet e 21 qershorit

 

Në zgjedhjet e 21 qeshorit, Partia Demokratike, nuk ju afrua rezultatit të pritshëm , duke fituar  15 nga 61 bashkitë e vendit. Rezultati që në disa zona ishte surprise dhe disa zona të tjera mjaft i pritshëm do të kalojë në një analizë të hollësishme, duke filluar nga java e parë e shtatorit.

Grupet e punës që do të ngrihen për këtë proces, do te marrin në dorë rezultatet për cdo qendër votimi për të analizuar faktorët e cuan ne humbje ne pjesen me te madhe te vendit por do te analizohet edhe fitorja ne 15 bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analiza do të fokusohet ne dy element, funksionimin dhe efiçencën e strukturave partiake por dhe ajo që cilësohet si faktor i jashtëm, pretendimet për manipulime, sic është blerja e votave apo presion ndaj votuesve votuesish. Pasi të bëhet një analizë e hollesishme dhe të evidentohen problemet në cdo zonë zgjedhore, ne Partine Demokratike do të nisë dhe rishikimi i gjithe strukturave, dhe nuk përjashtohen ristrukturime të thella kryesisht në njësitë ku rezultati është më i ulët se në 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shtator pritet që Partia Demokratike të pësojë dhe ndryshime në strukturën orgniziative, diktuar nga ndarja e re territoriale. Nga 53 degë që ka aktualisht, priten të shtohen ne 61, aq sa njësi ka harta e re territoriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?