“Në Spanjë ushtria prodhon maska për mjekët, në Shqipëri del me armë në rrugë”/ VIDEO
Gazetarja Jeta Xharra ka publikuar në Twitter një video që tregon ushtarët e Spanjës duke qepur maska për personelin mjekësor. Si shumë vende të botës, Spanja po përballet me koronavirusin dhe kërkesa e parë e spitaleve janë maskat kirurgjikale, të cilat mungojnë kudo përveç se në Kinë.
Gazetarja ka krahasuar vendimin e qeverisë “Rama” për të nxjerrë në rrugë ushtrinë më armë dhe mitraloz, duke dhënë shfaqje të panevojshme.
“Përderisa ushtria në Shqipëri e Serbi e kallxon “dorën e shtetit” me armë nëpër rrugë duke i frikësu njerëzit, ushtria e Spanjës është nxanë tu qep maska! Dikush e ka me rëndësi me i kallxu popullit muskuj në këtë vakt, e dikush do me i shërby qati populli!”,- shkruan Jeta Xharra.
Përderisa ushtria në Shqipëri e Serbi e kallxon "dorën e shtetit" me armë nëpër rrugë duke i frikësu njerëzit, ushtria e Spanjës është nxanë tu qep maska! Dikush e ka me rëndësi me i kallxu popullit muskuj në këtë vakt, e dikush do me i shërby qati populli! https://t.co/RfNUl73DSq
— Jeta Xharra (@JetaXharra) March 23, 2020