“Ne, të dënuarit e besimit”, Hysa: Mbështes ISIS, do të vendosë ligjin e Zotit mbi tokë
Kush janë ekstremistët që u dënuan si nxitës dhe rekrutues për kryerjen e veprave terroriste?!
Akuzat për një proces të montuar dhe dëshmitë ekskluzive prapa hekurave me besimtarët e dënuar.
“Ne, të dënuarit e besimit”, në emisionin “Të Pakespozuarit” nga Ylli Rakipi.
Intervista minutë pas minuti
Rakipi: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma. Raporti filmik që ndoqët, është historia e shkurtër e Imamëve të vetëshpallur. Është një histori me plotë dritë-hije dhe me plotë problematika. Ata qëndruan dy vite në burg dhe pak javë më përpara, u dënuan. Duke pasur parasysh tensionin që ata shkaktuan, problematikat që krijuan, duke pasur parasysh faktin e rëndësishëm që bota sot është e zhytur në një problematikë të madhe, përsa i përket, problemeve të Islamit, krijimit të shtetit të ISIS-it, dhe e plot problemeve të tjera, ne e pamë që ishte në interes të publikut për të kontaktuar me Imamët e vetëshpallur. Tre prej tyre kërkuan të bisedonin me ne. Ata janë Bujar Hysa, i dënuar me 18 vite heqje lirie, Fadil Muslimani, i dënuar me 12 vite dhe Orion Reçi, i dënuar me 13 vite burg. Unë shkova në Burgun 302 dhe bisedova me ta. Le të ndjekim intervistat dhe të kthehemi në studio për të vijuar më tej.
Rakipi: Të nderuar teleshikues, jam në Burgun 302 të kryeqytetit. Pak ditë më parë, këtu kanë ardhur për të kryer dënimin e tyre një grup islamik, të konsideruar si një grup terrorist nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe dënuar nga Gjykata. Unë do të bisedoj me tre të arrestuar. Bisedën e parë do ta ndërtoj me Bujar Hysën, i cili ushtronte funksionin si Imam i Xhamisë së Mëzezit në Tiranë dhe i akuzuar që mbante ligjërata të ndryshme në xhami për të realizuar rekrutime të personave për dërgimin e tyre në Siri dhe pjesëmarrjen për veprime luftarake. Të paktën kështu është ndërtuar akuza dhe dënimi që është dhënë nga gjykata. Bujar Hysa është dënuar me 18 vite burg.
Rakipi: Bujar, ku keni lindur dhe sa pjesëtar të familjes keni qenë?
Hysa: Unë kam lindur në fshatin Bastar të Tiranës dhe rreth 17 kilometra nga Tirana. Familja ime është babai im, nëna ima ka 5 vite që ka ndërruar jetë, kam dhe tre vëllezër të tjerë, intelektualë me arsim të lartë kam dhe dy motra, njëra prej tyre mësuese në Laprakë. Unë vetë kam mbaruar shkollën e lartë për mësues gjeografie për shkollat e mesme në Universitetin Histori-Filologji në Tiranë, në vitin 2006-2008, partime.
Rakipi: Ku keni kryer shkollën fillore dhe të mesme?
Hysa: E kam kryer në fshat, në Bastar.
Rakipi: Më bëri përshtypje Bujar, se ju quheni Ebu Osama. Pse e keni vendosur këtë emër?
Hysa: Ebu Osama do të thotë “babai i Osamës”. Unë kam një djalë, kam tre vajza. Djali im quhet Osama, që në shqip do të thotë Luan. Dhe Ebu Osama, babai i Osamës.
Rakipi: Në botën arabe, emri Osama është shumë i përdorur. A ka ndonjë qasje me Osama Bin Laden?
Hysa: Ka lidhje me një profet Osama Iben Ized.
Rakipi: Si ka qenë fëmijëria juaj?
Hysa: Jam 45-vjeç dhe kam jetuar në kohën e komunizmit. Çfarë do ti kujtojë njeriu asaj kohe, ka qenë diktaturë., vetëm të zeza ka pasur, fukarallëk. Familja ime s’ka qenë e varfër, pasi babai im ka punuar 23 vite shitës në fshatin Bastar të Tiranës.
Rakipi: Kur e keni përqafuar besimin Islam dhe kush ka qenë personi që ju ka inspiruar në këtë rrugë?
Hysa: Unë nuk qenë mysliman, në kuptimin praktikant. Islami është me vepra. Në vitin 1991, kur kam qenë 20 vjeç. Për besimin tim ka ndikuar një person nga fshati që po bën një vit e ca që ka vdekur, quhet Sinan Beka. Ai më ka ndihmuar për të kuptuar fenë se nuk e kisha njohur për Islamin.
Rakipi: Jeni i martuar, sa fëmijë keni?
Hysa: Kam katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.
Rakipi: Fëmijët, ndjekin shkollën apo mësimet fetare?
Hysa: Vajza e madhe ka mbaruar klasën e nëntë, djali ka mbaruar klasën e shtatë. Ata ndjekin shkolla jo publike, private, jo shkolla fetare.
Rakipi: Ju keni qenë besimtar i rregullt në xhamin e rrugës së Kavajës, kur u larguat nga aty?
Hysa: Unë jam larguar rreth vitit 2012. Unë kam pasur një biznes në rrugën e Kavajës, kisha një agjenci turistike, paguaja taksat rregullisht. Si kam mbetur shtetit asnjë qindarkë borxh. 10 vite kam punuar dhe kam qenë administrator i shoqërisë turistike “Vëllazërimi” shpk. Kam organizuar Haxhin për besimtarët mysliman. Zyrën e kisha afër rrugës së Kavajës dhe duke pasur zyrën atje, faljen e Namazit e bëja në atë xhami.
Rakipi: Jeni ju iniciatori apo nismëtar për ndërtimin e xhamisë së Mëzezit? Nëse po me çfarë fonde e keni rregulluar dhe kush ju ka ndihmuar?
Hysa: Unë përpara se të vija në Mëzez, kam banuar në Institutin Bujqësor. Aty u mblodhëm disa besimtarë dhe i blemë tokën pronarëve të ligjshëm, jo duke grabitur siç kanë bërë në disa vende. Blemë pronat dhe blemë tokën për xhaminë dhe një investitor nga Kuvajti ndërtoi Xhaminë. Në vitin 2004 ka filluar ndërtimi i xhamisë. Në konkluzionet e prokurores thuhet se e kanë vendosur xhaminë në një zonë të populluar, por në atë kohë, ai vend nuk ka qenë i banuar. Kishte edhe besimtarë që u shpërngulën nga vende të tjera dhe u vendosën aty.
Rakipi: Ka një akuzë që ju jeni pa shkollë?
Hysa: Bëhet për të na përfolur.
Rakipi: Kush ju emëroi Imam në atë xhami?
Hysa: Xhamia është ndërtuar në vitin 2004 nga një besimtare që ju thash, në juridiksionin e shoqatës “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”, që ka qenë e regjistruar në shtet. Kjo shoqatë bashkë me besimtarët e xhamisë më kanë emëruar imamë.
Rakipi: Kujt sekt i përkiste xhamia juaj?
Hysa: Ne i përkasim sektit Syni. Siç janë edhe në Komunitetin Mysliman. Problemi është se kur është inaugurua xhamia, përfaqësues të KMSH-së kanë qenë, sepse Ylli Gurra, që është edhe Imam i Tiranës, ka thënë se shkela në Xhaminë e Mëzezit pas 14 vitesh. Kur u ndërtua xhamia, Gurra ka qenë në Dragostinjë, mblidhte dru me gomar dhe i shiste.
Rakipi: Pse nuk pranuat që ju dhe xhamia e Mëzezit t’i bashkohet Komunitetit Mysliman Shqiptar?
Hysa: Është shumë e vërtetë. Si mund të jesh pjesë e KMSH-së kur ata i shkelin të drejtat në statusin e tyre.
Rakipi: Pse nuk keni besim tek Komuniteti Mysliman-!?
Hysa: Zgjedhjet që bëhen në KMSH janë me keq sesa zgjedhjet që bëhen në partitë politike, ku partitë politike i bëjnë formalisht zgjedhjet, por në Komunitet, i vjedhin, vjen i katapultuar personi. Edhe ky që është kryetar, në status thuhet se duhet të jesh anëtarë i kryesisë për 10 vjet. Se njeh kush Skënder Bruçajn.
Rakipi: Kush e ka sjellë?
Hysa: Se di se kush e ka sjellë, thuhet se shkollën e ka mbaruar në Amerikë.
Rakipi: Në KMSH thuhet se ju keni qenë i vetëemëruar.
Hysa: Jo, ne kemi pasur një shoqatë “Horizonte dhe Kultura”, e cila specifikon aty që unë si sekretar i i përgjithshëm kam të drejtë të ndihmoj muslimanët, të hap xhami. KMSH-ja është vetëm një shoqatë, asgjë më shumë, ashtu siç kam qenë edhe unë shoqatë.
Rakipi: Xhamia që ju drejtoni, për ndërtimin e të cilës ju investuat, tani ka kaluar nën administrimin dhe kontrollin e Komunitetit Mysliman. Ç’mendoni për këtë gjë?
Hysa: Fatkeqësi. Sepse nuk më duket se ata janë aq të pacipë. Ata janë të gatshëm ta shembim xhaminë dhe të ndërtojnë një pallat. Ata janë hajdutë. Nuk më përfaqësojnë ata mua.
Rakipi: Duket se jeni në luftë me KMSH-në.
Hysa: Ata kanë luftë me mua, ata kanë çuar letra. Ja këto këtu (tregon një shkresë). KMSH-ja i bën kërkesë shteti që këto xhami nuk janë në juridiksionin tonë. Ata kanë thënë se ne jemi jashtë juridiksionit.
Rakipi: Ti kthehemi arrestimit, jeni prangosur mëngjesin e të datës 11 mars 2014. Në banesë policia ka gjetur sende të ndryshme si dhe në xhaminë ku ju predikoni është gjetur një çantë ushtarake kamuflazhi, 15 fishekë apo edhe fatura e certifikata pronësie të ndryshme. Ç’donin këto objekte në xhami?
Hysa: Të ndalemi pak te arrestimi, pasi është bërë në mënyrë skandaloze. Ata kanë ardhur në orën 5 pa 20 të mëngjesit sikur unë të kisha vrarë gjysëm e Tiranës. I binin dyerve dhe dritareve me qyta armësh. Fëmijët e mi janë të mitur, më e vogla ishte vetëm disa muajsh. Edhe fëmijët u tremben. Në atë kohë ishte natë akoma. Fëmijët më thanë babai erdhën hajdutët. Jo u thash, nuk janë hajdutët. Qetësohuni u thash. Hapa derën dhe u thash hajderi brenda dhe nuk bëra rezistencë, pasi rezistencë bën ai që ka bërë krime. U thash avash, ça bëni kështu. Sa hapa derën direkt më vunë prangat dhe mi shtrënguan shumë, sa që këtu mu bë me gjak. Fëmijët u trembën dhe u mblodhën rreth nënës së tyre sepse menduan që mamaja do ti mbrojë, pasi e shikonin pa pranga. Nuk u mjaftuan vetëm me veprimin që bënë, më morën dhe më futën te kalamajtë dhe i thanë Osamës, që ishte 11 vjeç në atë kohë, dhe i thanë: shikojeni babanë tuaj për herë të fundit. E kthyen shtëpinë përmbys. Tani kush është ky terrorist, unë po ata. Pse duhet ta bënin me kaq zhurmë, pse duhet të na teorizonin. Unë jam terroristi, po fëmija terrorist është. Kur dolëm jashtë, babanë e kishin bllokuar, nuk e linin të falej, 85-vjeç. Më futën tek babai dhe i thanë që ky ka folur keq për Amerikën, flet keq për xhihadin. Baba u tha “ore a ka vrarë njeri çuni im”. Jo i thanë atë, të kishte vrarë do të ishte më mirë, po ky ka folur keq për Amerikën.
Çanta ushtarake nuk më është gjetur në xhami, por në zyrën tim. Ishte një çantë me 15 fishekë të vitit 1997. Faturat janë tokës që jam aty, janë gjetur në shtëpinë time. Kam një dy tre toka që i kam blerë me hipotekë. Në Xhami janë gjetur faturat që unë i kam paguar shtetit taksa nga shoqëria turistike, i kisha në zyrë.
Rakipi: Policia ka gjetur edhe një libër – “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë Islame me fetë e tjera”! Ky libër thotë prokuroria “nxit e urrejtjen ose grindjen”, pasi bëhet fjalë për luftë ndaj besimeve te tjera. Si mendoni?
Hysa: Nuk është e vërtetë. Ky libër është botuar në Arabinë Saudite. Është përkthyer. Libri tregon që nuk lejohet përzierja, ti ke fenë tënde unë kam timen. Kjo është. S’ka asnjë gjë për të luftuar të krishterët, pasi nuk lejohet.
Rakipi: Prokuroria në oborrin e xhamisë, ka gjetur një fouristradë që mendohet se është e një personi nga Kosova që ka ikur në Siri. Sa e vërtetë është kjo?
Hysa: Pse se mori fuoristrdën kur ishte e dyshimtë. Ata kanë marrë fuoristradën e kunatit tim te shtëpia ime. Dhe kur dola u thash se kjo është makina time, “Benz 190”, jo thanë ata çfarë na duhet ne kjo. Morën makinën e kunatit tim.
Rakipi: Sa besimtar mysliman, keni drejtuar të shkojnë në Siri?
Hysa: Në radhë të parë unë kam folur në xhami për masakrat që janë bërë në Siri, për dhunimët që kanë bërë ushtarët e Bashar Al Asadit, për motrat myslimane në burgjet e tyre, madje kanë mbetur edhe shtatzënë. Besimtarët duke u nxituar nga krimet që ka bërë Bashari, nuk rekrutohet besimtari, ata janë të lirë të vendosin, dhe kanë ikur me familjet e tyre. Skam rekrutuar njeri, unë kam folur për xhihad, ta them troç.
Rakipi: Po përgjimet e prokurorisë?
Hysa: Ajo më solli dy dëshmitarë, Bledi Veshnja dhe Ermal Doçi, të cilët shkuan në Siri dhe u kthyen dhe dhanë deklaratë për mënyrën sesi kanë ikur. Ku është problemi. Ata shkuan dhe u kthyen. Ata tashmë rrinë jashtë, dhe shyqyr që janë jashtë, dhe unë jam brenda.
Rakipi: Ju në procesin gjyqësor, keni thënë se nuk keni dërguar ndonjë besimtar por keni bërë thirrje që të ndihmohen vëllezërit dhe motrat myslimane në Siri nga regjimi i Bashar Al-Asadit. Ç’do të thotë kjo? Ju Flisni kundër Amerikës, por ndërkohë bëni këtë që bën Amerika dhe ajo kundër Bashar Al-Asadit është.
Hysa: Se ka ndihmuar Basharin. Amerika ka ndihmuar grupet opozitare në mënyrë që ta hidhte Basharin dhe kur këto grupe u forcuan, atëherë Shteti Islam u forcua shumë. Amerika tha; Bashari është shumë i keq, por Shteti Islam është edhe akoma më keq. Grupet e tjera në raport me ISIS-in janë shumë pak, janë si pika e ujit në oqean, janë shumë pak.
Rakipi: Ju jeni për ISIS-in?
Hysa: Unë se kam vënë në dyshim asnjëherë, që unë e mbështes atë grup që do të vendosë ligjin e Zotit mbi tokë.
Rakipi: Po kufomat e vrara, që cilave ju është prerë koka, i keni parë?
Hysa: Unë nuk kam TV në dhomë, por kam dëgjuar që ka bërë prerje kokash. Unë flas gjatë kohës që kam qenë në burg. Por, ka prerë kokat e kriminelëve.
Rakipi: I ka vrarë pa gjyq?
Hysa: Çfarë gjyqi, i ka vrarë me gjyq islam.
Rakipi: Lavdërim Muhaxheri nuk është gjyqtar.
Hysa: Nuk është gjyqtar.
Rakipi: Po shtetasi anglez, Xhejmsi, nuk është gjyqtar.
Hysa: Pse ne fokusohemi shumë te shteti islam, ndërkohë që masakrat që ka bërë Bashari janë shumë më të mëdha se shteti islam. Pse nuk i thotë dikush Basharit terrorist. Amnisty International tha që në 98 përqind e të vrarëve të Basharit janë civilë, 2 përqind janë ushtarë. Atje janë interesa mes Rusisë dhe SHBA-së, nuk u intereson sesa vriten.
Rakipi: Gjatë procesit, ju asnjëherë nuk keni respektuar solemnitetin e gjykatës, duke mos u ngritur në këmbë, duke qëndruar ulur kur flisnit dhe duke mos marre avokat, edhe pse problemet proceduriale të ligjit ju nuk I njihnit. Perse?
Hysa: Për mosngritjen në këmbë, kjo është e ndaluar nga ana fetare. Kur ne hyjmë në sallë dhe vëllezërit tanë janë brenda. A na ngrihen në këmbë ata, jo nuk na ngrihen. E ka ndaluar profeti. Pse ti ngrihesh në këmbë dikujt, të gjithë njerëzit janë të barabartë. Pse është gjyqtar dhe duhet ti ngrihesha në këmbë, po ata më dënuan 18 vjet. Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri janë më hajdutët
Rakipi: Ju thatë në fillim të procesit se nuk duam avokat se na mbron Allahu, por gjykata ju dënoi me 18 vite burg. Çfarë ndodhi me mbrojtjen tuaj?
Hysa: Ata do ti çojnë luftën e tyre deri në fund, po ditët do të ndërrohen. Zoti thotë në Kuran se ditët ndërrohen, sot e kanë ata dhe do ta çojnë luftën deri në fund.
Rakipi: Në përgjime, prokuroria thotë se ju përveç se udhëzonit besimtarët të shkojnë në Siri në disa raste edhe i keni ndihmuar me të holla, duke i paguar rrugën, pasaportën etj. Është e vërtetë kjo?
Hysa: Nuk është e vërtetë. Unë do të jem i sinqertë, atë që e kam bërë e kam bërë. Unë kam folur për xhihadin. Xhihadi është i përmendur në Kuran. Kam nxitur që njerëzit të shkojnë të ndihmojnë myslimanët që po dhunohen në Siri. Kjo është feja ime, i pëlqen Perëndimet apo jo.
Rakipi: Keni informacion sa besimtar mysliman shqiptarë kanë ikur në Siri?
Hysa: Kam informacion, nga mediat e kam dëgjuar. Mendoj. Flas si luftëtarë pasi janë me fëmijët dhe gratë. Janë rreth 30 luftëtarë. Gjithsej mund të jenë, me gra dhe fëmijë, shkojnë 100 veta.
(marre me shkurtime)
KOHA JONË SONDAZH

