”Ne të dy jemi armiq”, Berisha: Rama ia mbathi, orët e tij janë të numëruara
Me thirrjet “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nisi fjalën e tij në protestën e opozitës. Berisha në fjalën që po mban në protestën madhështore para Kryeministrisë, e ka cilësuar Edi Ramën si armik, si edhe e etiketoi si frikasadh që për të ai mbathi dhe iku në Vlorë.
“Qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Të pranishëm në këtë uragan, uraganin e lirisë. Mirënjohje për ju, që u bashkuat në shesh, duke u bërë kështu një burim drite, dielli, shprese për mbarë shqiptarët. Sonte më shumë se kurrë, mendjet, zemrat e shqiptarëve janë të drejtuar te ju. Shqipëria është në rrezik, ishte kushtrimi që u ngriti ju në këmbë për ta shpëtuar atë.
Sot, pasarsdhësi i tyre, Edi Rama ia mbathi. Përsëri do ia mbathë, orët e tij janë të numëruara. Edi Rama, ne të dy sot jemi armiq, po pse? E rëndë dhe e hidhur të them këtë fjalë, por zemra ime tjetër fjalë nuk nxjerr, ti ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin. Kurse unë, kemi për ideal lirinë, lirinë dhe vetëm lirinë. Ne jemi armiq Edi Rama”.