Në Tiranë protestë, Vuçiç publikon foto nga darka me Ramën dhe Zaev: Lidhemi dhe bashkëpunojmë më fort

Në bulevardin kryesor në Tiranë u mbajt një protestë kundër tij, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka postuar në Instagram një foto me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev nga darka zyrtare që po mbahet në Elbasan. Vuçiç shkruan se nisma “Open Balkan” është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat.

Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?