“Në varfëri ekstreme”, Xhixho: Qeveria “Rama” bashkë me ekonominë, po shuan ëndrrën dhe shpresën
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, deklaron se qeveria “Rama” bashkë me ekonominë, po shuan ëndrrën dhe shpresën.
Përballë braktisjes, Xhixhi shprehet se LSI ofron mbështetje për cdo kategori në nevojë, siguri, punësim, politika sociale.
“Në varfëri ekstreme, me luftën e përditshme për mbijetesë, familja e Shefqet dhe Liljana Arapit është vetëm një nga të shumtat familje shqiptare ku propaganda e shëmtuar qeveritare del fare zbuluar.
Teksa na pritën me zemrën hapur, familja Arapi na tregoi luftën e përditshme për t’ia dalë në fund të muajit, kur të gjithë janë të papunë, frikën nga pandemia dhe pamundësinë financiare për ta përballuar, të gjendur pa asnjë mbështetje nga qeveria, që bashkë me ekonominë po shuan ëndrrën dhe shpresën. Përballë braktisjes ne ofrojmë mbështetje për cdo kategori në nevojë, siguri, punësim, politika sociale.
LSI ka program real e jo fjalë, mbajtje premtimesh e jo mashtrime.
Më 25 Prill votojmë që të ndëshkojmë ata që nuk mbajtën premtimet ,rrënuan vendin dhe japim besim forcës që mban fjalën”, thekson nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
Në varfëri ekstreme, me luftën e përditshme për mbijetesë, familja e Shefqet dhe Liljana Arapit është vetëm një nga të…
Pubblicato da Erisa Xhixho su Sabato 6 marzo 2021