Në Vatikan del tymi i dytë, i zi!
Tymi i paradites nga Konklavi i kardinajve të Kishës Shenjte Romake, edhe pas dy votimeve të paradites së sotme, është i zi. Të vijojmë të lutemi për zgjedhjen e Papës së ri.
Në ditën e dytë të Konklavit, 133 kardinajtë nuk e kanë zgjedhur ende Pasardhësin e Shën Pjetrit, në fund të paradites, gjatë së cilës votuan dy herë, sipas rregullit. Kështu, në orën 11.51, nga oxhaku i Kapelës Sikstine, doli sërish tym i zi. Në Sheshin e Shën Pjetrit e ndoqën me vëmendje rreth 15 mijë vetë, që ishin mbledhur për të parë tymin, pamjet e të cilit transmetohen edhe në ekranet e mëdha të vendosura në shesh, por edhe për t’u lutur për zgjedhjen e Papës së ri. Shumë e përjetësuan momentin me telefonat e tyre celularë, ndërsa televizionet e gjithë botës filmuan tymin, që dilte nga oxhaku.
Sot, 8 maj, në orët e para të ditës, kardinajtë zgjedhës u mblodhën në Kapelën Pauline për të kremtuar meshën dhe lutjet e mëngjesit, ndërsa në Kapelën Sikstine thanë lutjet e orës së mesme, përpara se të vazhdonin me votimin. Dreka është planifikuar në Shtëpinë e Shën Martës e pastaj, nisja për në Pallatin Apostolik në orën 15.45. Pasi të kenë zënë vend të gjithë, në orën 16.30, Kapela Sikstine mbyll dyert për të vazhduar me dy votime të tjera.

KOHA JONË SONDAZH

