NË VIGJILJE TË HAPJES SË RE TË PARTISË SOCIALISTE
Rama shkruan ne facebook :"Dje në kampin veror të të rinjve eurosocialistë në Jalë në një bashkëbisedim për transformimin cilësor të FRESSH, që është bërë me mund e me largpamësi, si edhe për sfidat e mundësitë që ky transformim të shfrytëzohet si një pikënisje për të arritur një transformim të madh sasior; për të pasur një shtrirje kapilare të organizatës në të gjithë territorin, duke synuar gjithmonë që më të mirët të jenë pjesë e jona. Partia Socialiste ndodhet në prag të një hapjeje të re, me synimin që në qershorin e vitit të ardhshëm, në 25-vjetorin e PS, të kemi 150 mijë anëtarë. Sigurisht që FRESSH, do të jetë një nga mekanizmat e pazëvendësueshëm për të realizuar objektivin e kësaj hapjeje të re që fillon në shtator"
KOHA JONË SONDAZH

