Në vigjilje të Krishtlindjes, Spiropali: Dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë
Në vigjile të festës së Krishtlindjes, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përcjell një mesazh për të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste. ”Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës. Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve”,-shkruan Spiropali.