“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, Hoxha zbulon detaje nga arrestimi i zyrtares së lartë
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Sipas gazetares, Duro ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni por në zarf i kishte thënë se ishte diçka e ëmbël. Ajo kishte kujtuar se ishte një çokollatë.
“Katër të dyshuar janë pjesë e veçuar që po vazhdon për një llogari të një çështje tjetër. Gjatë këtyre veprimeve hetimore prokurorët konstatojnë një komunikim të Vladimir Topit që në datën 1 i shpeshton komunikimet e tij, menjëherë pasi listohet fituese për të paguar “për këtë nder”.
Komunikimi është mes Vladimirit dhe inxhinierit. Ai ja paguan shumën e parave Shehit dhe i jepet shoqes se sekretares së përgjithshme, Lauretës. Zarfin në fjalë ia ka dhënë pas disa anulimesh takimesh mes dy zyrtareve. Duro nuk shfaqet në atë përgjim, ata që shfaqen janë administratori dhe inxhinieri sesi do të kryer pagesa.
Pasi është kryer kontrolli në kushtet e flagrancës, agjentët kanë mësyrë dhe kanë konstatuar se shuma ishte fikse ajo që ishte lënë në zarf. Duro ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni por në zarf i kishte thënë se ishte diçka e ëmbël, dhe kishte kujtuar se ishte një çokollatë. Avokatja e saj ka kërkuar një masë më të lehtë. Shpresoj që hetimi tjetër për një tender të mos jetë dekonspiruar”,-tha Hoxha.
Në fakt lirohet ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri dhe arrestohet një sekretare e përgjithshme, ku analistët shprehen se ishte skenar për të spostuar zhurmën për lirimin e Tahirit.
A ishte një skenar arrestimi i Duros?!