”Në zgjedhje votoi 82% e Diasporës”! Treni bullgar në Elbasan? Celibashi kërkon hetim për denoncimin e PD
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, doli këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku dha detaje për votën e diasporës. ‘’85 shtete të botës ishin pjesë. 29 prilli ishte dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ. Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhës në Rusi. Kanë marrë pjesë në votim 82% e zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin e atyre që e kanë marrë, shkon gati në 97%”, tha Celibashi.
Sakaq, ai u pyet lidhur me denoncimin që u bë nga selia blu, ku Sali Berisha paraqiti prova që skema e manipulimit me vota, e ashtuquajtur “treni bullgar” është realizuar në Elbasan. Kryekomisioneri tha se KQZ nuk është në dijeni të kësaj shkelje, por bëri thirrje që denoncimi publik i PD të hetohet nga strukturat ligjzbatuese.
”Nuk kemi dijeni nuk na është bërë me dije, por mund të them pa hezitim që rasti do të duhet të hetohet dhe verifikohet nga organet e procedimit penal. Duhet patjetër për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”, tha Celibashi.

KOHA JONË SONDAZH

