Negociata Basha-Berisha? Bylykbashi: Jo, dhe Basha po i zvarrit gjërat
A ka pasur negociata të fshehta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës? Deputeti demokrat dhe pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi e mohon të ketë pasur, dhe në ”Open” ai nënvizoi se Lulzim Basha po i zvarrit gjërat për të fituar sa më shumë kohë.
“Nuk ka negociata fare mes tyre. 6 marsi është votë e njerëzve, që e kanë të qartë vendimin e tyre. Duket që konkluzioni është që Berisha të kandidojë për në krye të PD-së.
Basha e kishte mundësinë për të pasur një kontribut deri para 11 dhjetorit, por nuk e ka më këtë pjesë. Askush nuk i heq mundësinë atij të jetë pjesë e proceseve.
Atij ndoshta i pëlqen t’i zvarrisë gjërat, për të fituar kohë. Ai mendon se me këtë formë do gjejë vrimë për të dalë nga kjo situatë. Ka një parti të tërë kundër. Ka një grup të madh që e kanë shkarkuar ose i kanë kërkuar dorëheqjen. I kanë thënë që nuk bën më për këtë punë”.