Negociatat e orëve të fundit për Vetting-un, PD ende pa vendim

Nesër është dita që deputetët në Kuvendin e Shqipërisë do të votojnë pro ose kundër zgjatjes së Vetting-ut. Përgjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të ambasadave të vendeve të perëndimit në Tiranë, kanë shkuar në selinë blu për të arritur një unanimitet.

Si përgjigje ata kanë hasur një kundërshtim në lidhje me këtë çështje, pasi demokratët distancohen nga ky votim duke qenë se propozimi ka ardhur nga socialistët dhe mund të perceptohet në publik si një ujdi e mundshme mes palëve.

Negociatat janë shtrirë edhe në selinë rozë, duke bërë që retorika mes palëve të zbutet gjatë ditëve të fundit, ku socialistët duket se kanë lëshuar “pe” nga disa qëndrime të forta në komisionet hetimore përballë kërkesave të demokratëve. Lulzim Basha ende nuk është shprehur në lidhje me këtë çështje.

Selitë diplomatike në vend, si ajo e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar apo edhe e Gjermanisë, kanë bërë thirrje të njëpasnjëshme ndaj deputetëve për të ngritur “kartonat” pro zgjatjes së Vetting-ut në seancën e së enjtes.

SHKARKO APP