Negociatat, Fleckenstein: Shqetësim krimi dhe Vettingu
Më 17 Prill, Komisioni Europian do të publikojë një progres-raport që prek edhe Shqipërinë, nëse vendi do të marrë hapjen e negociatave për anëtarësimin. Në qendër të vëmendjes është ecuria e procesit të Vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein shprehet optimist për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Ne në Parlamentin Europian do të japim rekomandimin tonë dhe në fund shtetet anëtare do të vendosin në gjirin e Këshillit të Ministrave. Por këtë radhë kam një parandjenjë të mirë, që ka një shans të vërtetë që vendimi të merret”.
Fleckenstein thekson se nuk ka asnjë vend anëtarë që të jetë shprehur në parim kundër nisjes së negociatave të anëtarësimit, por ai shton se krimi i organizuar dhe Vettingu janë pyetjet q[ë edhe vendet anëtare të BE-së, kanë ndaj vendit.
“Nuk ka kundërshtim në parim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ka disa pyetje lidhur me atë se si po vijohet me krimin e organizuar, si po shkon procesi i Vetting-ut. Mendoj, se balanca e Shqipërisë është goxha pozitive dhe ne mund t’ia paraqesim këtë tablo shteteve anëtare që kërkojnë më shumë shpjegime”.
KOHA JONË SONDAZH

