Negociatat? Kryesuesja e listës së Macron në PE: Jo e prerë për Shqipërinë

Natali Loiso, kryesuesja e listës së partisë së Presidentit të Francës Emanuel Macron për zgjedhjet parlamentare europiane, në një intervistë u shpreh qartë se partia e saj nuk do të lejojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Natali Loiso theksoi: ”Këtë qershor do të jetë një jo e prerë”. Ajo është shprehur se hapja e negociatave është një veprim i pamundur të paktën në qershor të këtij viti njësoj si verën e kaluar.

Natali Loiso shtoi se siç bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018 njësoj do të veprojë dhe tani. ”Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha unë si ministre. Vendimet brenda BE merren në unanimitet. Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Makron. Ju mendoni se ai ka ndryshuar mendim për një vit?”,-replikoi ajo me kundërshtarët politikë të cilët pretendonin se Makron do të hapë negociatat me Shqipërinë.

”Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata por zgjerimi tani nuk është i mundur”,-tha ajo. Deklarata e saj u mbështet dhe nga opozita.

Nathalie Loiseau, invitée de RTL du 22 mai 2019

SHKARKO APP