Negociatat me BE, Rama mesazh për Presidentin Macron

Shqipëria duhet të bëjë durim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama ishte Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore të mbajtur në Itali, ku tha për gazetarët se Shqipëria është në Evropë dhe pret të anëtarësohet.

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për Presidentin Macron, Rama tha se argumenti që jep Macron për të mos pranuar Shqipërinë nuk ka lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama: Macron ka një argument. Unë besoj se është e domosdoshme që të jemi të hapur dhe duhet të kuptojmë që ai ka një argument. Sepse nuk është se ai nuk ka të drejtë kur thotë nuk funksionon me 27 apo 28, imagjino më shumë, me 34. Ka të drejtë, duhet ta bëjmë të funksionojë, por ajo që duhet të kuptohet më mirë është që problemi nuk është as tek dhe as me Ballkanin. Problemi është tek mënyra si funksionon Europa dhe ne nuk kemi se çfarë të bëjmë në këtë pikë sepse nuk jemi pjesë.

-Mendoni që presidenca kroate do të jetë e rëndësishme për afrimin dhe integrimin?

Kryeministri Edi Rama: Presidenca kroate përfaqëson një shoqëri dhe një shtet të ri të dedikuar tërësisht ndaj të ardhmes, europianizmit dhe në këtë pa dyshim që do të jetë një ndihmë.

SHKARKO APP