Negociatat në 2019, Ambasada e SHBA-së: Shqipëria të rris ritmin e reformave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar pas vendimit të BE-së, se për Shqipërinë dhe Maqedoninë, çelja e negociatave të anëtarësimit do të ndodh në vitin 2019.

Në një mesazh të postuar në rrjete sociale, Ambasada vë theksin tek vijimi i reformave kyçe, si ajo e Drejtësisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA-së vlerëson vendimin, por theksin e vë tek ritmi i reformave.

”Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?