Negociatat në 2019, Braimllari: Axhenda e Ramës s’ka lidhje me Europën, të largohet

Shtyrja e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm, është kryefjala e debatit politik. Përgjegjës për këtë shtyrje të negociatave, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, bën kreun e qeverisë Edi Rama.

Në një status në facebook, deputeti i LSI-së shkruan se nuk ka detyra shtëpie që zbatohen me Edi Ramën kryeministër. Për të, Rama nuk ka vullnet për të avancuar në proceset integruese, sepse axhenda e tij është Antikombëre dhe nuk ka lidhje me Europën.

”Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj fatkeqësie kombëtare dhe shkaktarit kryesor të shkatërrimit të çdo procesi integrues në vend”,-shkruan deputeti i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë i Braimllarit

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjegjësi kryesor për mosçeljen e negociatave është Edi Rama.

Nuk ka detyra shtëpie që zbatohen me Edi Ramën kryeministër. Ky kryeministër nuk ka vullnet për të avancuar në proceset integruese, sepse axhenda e tij është Antikombëre dhe nuk ka lidhje me Europën.

Detyrat e këtij kryeministri janë:

-Uzurpimi i çdo institucioni
-Përkrahja dhe motivimi i krimit të organizuar.
-Trafikimi i lëndëve narkotike dhe drogërave të forta.
-Pasiguria në çdo pikë kufitare dhe pastrimi i parave të pista.
-Emigrimi i të rinjve.
-Papunesia në vend dhe varfëria.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj fatkeqësie kombëtare dhe shkaktarit kryesor të shkatërrimit të çdo procesi integrues në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?