Negociatat për presidentin e ri, Elisa Spiropali: Berisha nuk është ftuar nga askush

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Shqipërisë, Elisa Spiropali përmes një postimi në Twitter, thotë se Sali Berisha nuk është ftuar nga askush që të bëhet pjesë e negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.

”Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”.

PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Berisha tha se PD nuk do votojë asnjë kandidat të PS-së për president, por brenda PD-së janë tre gurpe. PS-së i duhen 7 vota nga opozita për të votuar kreun e ri të shtetit.

SHKARKO APP