Negociatat për Presidentin e ri, reagon OSBE në Tiranë
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në një status në Facebook, OSBE shprehet se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe Presidenti duhet të jetë një personalitet që të përfaqësojë unitetin e popullit.
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.