Negociatat për qeverinë e re, në tryezë edhe ambasadorët

Edhe këtët ët martë do të vijojnë bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e koalicionit qeverisës.

Për herë të parë në tavolinën e bisedimeve do të përfshihen dhe faktori ndërkombëtar, që sipas zyrtarëve nga të dyja partitë kryesore, do të marrë pjesë vetëm për t’u informuar rreth negociatave për krijimin e qeverisë së re.

Përveç Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, si dhe stafit të tyre, do të jenë dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefja e misionit të BE-së në Prishtinë.

Tashmë Vetëvendosjes i kanë mbetur dhe 7 ditë afat deri në përfundimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar.

SHKARKO APP