Negociatat PS-Rithemelim, Ndoka: Rama po e përdor për zgjedhjet e parakohshme

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka teksa flet për negociatat mes mazhorancës dhe Rithemelimit, thotë se kryeministri Edi Rama po e përdor këtë situatë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Ka shumë arsye pse Rama i do zgjedhjet e parakohshme është në panik. Janë shigjetuar anëtarët e kabinetit të tij. Ka disa afera korruptive mbi supe si inceneratorët. I duhen negociatat se ishte në kushtet e pamundësisë për zgjedhje. Ishte me një opozitë që e kishte bllokuar në parlament dhe në rrugë. Mori goditje nga këshilli i ambasadorëve. Ka lëvizje që shkojnë në interesin e Sali Berishës”.

I pyetur se pse mazhoranca po bashkëpunon em Rithemelimin dhe jo PD-në e Bashës, Ndoka u përgjigj: “Është bashkëpunim institucional, kemi Bardhin të pranuar nga faktori ndërkombëtar e SHBA dhe i pranuar nga të gjitha palët. Basha dihet që është personazh i dështuar nuk është pikë referimi as për ndërkombëtarët që e kanë mbështetur dhe në këtë sens Rama është detyruar që të shohë se cila është opozita institucionale dhe shumica”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?