Negociatat PS-Rithemelimi, Braçe: Nuk votoj Komisione Hetimore për çështje në hetim nga SPAK

Gazment Bardhi në tryezën e konferencës së kryetarëve ka dakordësuar me mazhorancën në parim ngritjen e dy Komisioneve Hetimore dhe konkretisht për koncensionet në shëndetësi dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Deputeti i PS-së Erion Braçe, thotë se nuk do të votojë në parlament për asnjë komision hetimor që është nën hetim nga SPAK.

”Komision hetimor parlamentar për çështje nën hetim nga SPAK, unë nuk votoj në sallën e Parlamentit. Për të tilla komisione parlamentare s’kam ndërmend të votoj. Nuk ka asnjë gjasë që Parlamenti të zëvendësojë rolin e SPAK. Ta harrojnë”, tha Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?