Negociatat, Rama: Franca kundër, përpjekja jonë do vijojë
Kryeministri Edi Rama, përmes një video mesazhi në facebook, foli për fatin e negociatave të Shqipërisë drejt BE-së. Pavarësisht vendimit të BE-së, ai tha se qeveria do të vijë përpjekjet për Shqipërinë Europiane. Kreu i qeverisë bëri të qartë skepticizmin e Francës, ku tha se qëndrimi i shprehur hapur edhe nga Presidenti Emanuel Macron por që sipas tij, nuk ka të bëjë me arritjet që ka bërë vendi ynë por me qëndrimin e Parisit zyrtar për reformimin më parë të Bashkimit Europian. Po ashtu Rama tha se cilido qoftë vendimi i BE-së, “dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”.
“Gjermania që sot udhëheq frymën e PO-së ka zgjedhur qëndrim të ndryshëm nga vendet e BE-së, jo të parëndëisshme për të afruar Francën që janë në pozicion të pavavorshëm për Shqipërinë. Ende nuk kanë dalë në pozicion përfundimtar, nuk është krejt e pamundur të pranojnë kompromis. Emanuel Macron nuk është i gatshëm të shtyjë integrimin e Ballkanit Perëndimor, pa shtyrë më parë reformimin e BE-së. Kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete. Asgjë nuk mund të mos përjashtohet deri në minutën e fundit dhe askush nuk mund të harrojë sesa patate të nxehta janë në tryezë, siç është Brexit. Në atë Këshill vendimet merren me konsensus, mjafton një vend të thotë JO për të rrëzuar PO-në e të gjithë vendeve. Unë nuk e di si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor. Vendimmmarrja e 18 tetorit nuk ka lidhje me çfarë kemi bërë ne për të merituar PO-në. Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se detyrat e shtëpisë, se falë marrëdhënieve të forta të besimit që kemi krijuar, ja kemi dalë të kapërcejmë pengesën e lartë që u ngrit në Bundestag, nga janari deri në fund të qershorit. Falë mbështetjes së CDU-CSU-së Gjermania i tha PO Shqipërisë”, tha Rama.