Nëna i vdiq nga Covid-19, PD publikon videon e qytetarit: Prokuroria të nisë hetimet

Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e një qytetari, nëna e të cilit ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Në dëshminë e publikuar, Dardan Domi thotë se në skedën e marrë në morg, thuhej se shkak për vdekjen ishte arresti kardiak, ndërkohë që e ndjera kishte qëndruar një javë në spital Covid. Domi kërkon që prokuroria të nisë hetimet për ngjarjen dhe për të gjitha vdekjet nga viruis vdekjeprurës.

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, shkruan në facebook se kryeministri Edi Rama po i fyen qytetarët që janë prekur nga pandemia si dhe po i përbalt mjekët dhe sakrificën që ata bëjnë.

”Kjo është vetëm një dëshmi e dramës që po kalojnë familjet shqiptare në këto kohë të vështira. Pikërisht në këtë periudhë të zymtë për të gjithë globin, qeveritë e vendeve të përgjegjshme bëhën pikë reference dhe ankorë shpëtimi për qytetartët e tyre. Me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.
Kjo është e turpshme! Ne vendin tonë, fakeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese. Kjo duhet të marrë fund menjëherë!
Ngushëllime familjes! Ne do të jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo përpjekje për të vënë në vend drejtësinë në emër të nënës suaj dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur të dashurit”,-shkruan Koduzi.

SHKARKO APP