Nënkalimet, Braçe: Unë futem, Bashës i prishen flokët, Ramës i pritet koka (VIDEO)

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së Erion Braçe foli për nënkalimet, ku batutat nuk i kurseu. Braçe ngriti shqetësimin e dy rrugëve në Lushnje që lidhin shumë fshatra në zonë me njëra tjetrën.

Braçe tregoi me foto se si mbikalimet janë lënë përgjysmë dhe kërkoi nga ministrja të dinte se a kanë qenë ato të përfshira në projekt apo jo dhe pas kësaj qeveria ti japë zgjidhje situatës.

”Këtu? Në ajër….As nuk hipën dot dhe as nuk zbret dot. Urdhëroni dhe një tjetër. Mbikalim tjetër ky. Edhe një mbikalim tjetër, edhe një tjetër? Edhe një mbikalim tjetër, ky është i njëjti. Ndërkohë që ky këtu është nënkalim. Jam i bindur që kryetarit të Opozitës i prishin flokët, kryetarit të Qeverisë i heqin kokën”.

SHKARKO APP