Nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi uron besimtarët ortodoksë
Politikë E Mërkurë, 21 Prill 2021 01:47
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka uruar sot besimtarët ortodoksë por dhe gjithë shqiptarët, me rastin e festës së Pashkëve.
Pasi përcolli mesazhet e urimit, gjatë vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ai u shpreh për mediat: Është një kënaqësi e veçantë për mua që në këtë ditë të shënuar, në këtë festë të shenjtë, në emër të Bashkisë së Tiranës të uroj të gjithë besimtarët ortodoksë, Gëzuar Pashkët!
Pikërisht dashuria, harmonia, paqja janë këto vlera që duhet të mbizotërojnë, duke filluar nga kjo ditë dhe në të ardhmen sepse janë këto vlerë për të cilat vendi ka nevojë.
Nga ana tjetër kjo është një festë jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por falë edhe harmonisë ndërfetare që ekziston, kjo është një festë që festohet nga të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen.
Ndaj do të doja t’u uroja dhe njëherë, Gëzuar Pashkët të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.
KOHA JONË SONDAZH