Nënkryetari i grupit të PS, Toni Gogu: Do bëjmë ndryshime në ligj që edhe kryetarët e partive do penalizohen!
Gjatë debatit në parlament deri në orët e vona të mesnatës foli edhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Toni Gogu.
Ai foli për projektligjin e dosjeve, por pa dashje tregoi edhe skemën e PS që me këtë ligj do të synojnë të largojnë edhe kryetarët e partive politike nga funksionet nëse ka patur lidhje me ish-sigurimin e shtetit.