Nënkryetari i PD, Boçi: Heqja e vetos rifut procesin e Integrimit në shinat e vërteta

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka përshëndetur në emër të PD dhe grupit parlamentar, vendimin e marrë nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Në një konferencë për shtyp, Boçi u shprehet se heqja e vetos do ta rifusë procesin e Integrimit në shinat e vërteta. ”Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte. Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës””.

Deklarata e plotë

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian. Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë. Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera.

Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.

Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte. Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’.

SHKARKO APP