Nënkryetari i PD publikon sms-në, Boçi: Po kërcënohen mësuesit të mos vijnë me 7 korrik
7 korriku po afron, ndaj dhe sot nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi denoncon dhe akuzon kryeministrin Edi Rama, se po kërcënon mësuesit duke i urdhëruar që më 7 korrik të paraqiten në shkollë dhe të mos marrin pjesë në protestë. Po ashtu Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuesje nga Fieri.
Postimi i plotë
Rama e di mirë se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut. Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm. Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit. Ai e di që joshja nuk mjafton. Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Këtë po bën me mësuesit.
Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.
Lexoni mesazhin. Por e ka kot! Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.
Shqipëria në rrezit. Të gjithë bashkë do t’ia dalim. 7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.