Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi: Protestat rikthehen në shtator, qytetarët po i kërkojnë
Nënkryetari i ri në Partinë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për aksionin e selisë blu që tashmë ka kryetar Sali Berishën. Ai thotë se do të vijojnë të shprehin deri në fund qëndrimet e tyre lidhur me reformat e reja.
Boçi theksoi se në shtator do të rikthejnë protestat në vend kundër Ramës, pasi siç thotë ai është një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët.
“Protesta janë të kërkuara nga qytetarët. Ngjarjet janë të tilla që i bëjnë të domosdoshme. Ka zemërim të qytetarëve. Duke parë që është një kërkesë e vazhdueshme, kemi nisur angazhimet tona që në shtator të mos kemi vetëm një betejë vetëm në Parlament, por edhe një betejë tjetër aksioni politik protestues, duke përfshirë të gjithë qytetarët. Në shtator nisim pa kthim protestat kundër qeverisë Rama”.