Nënkryetari i PD-së sulmon… Madaleine Albright: Është si Hazbi Kasaj
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka sulmuar ish-sekretaren e Shtetit, Madaleine Albright, e njohur për mbështetjen që dha për pavarësinë e Kosovës.
Spaho e ka krahasuar atë me Hazbi Kasajn, pse kërkon mbështetjen e grave për Hillary Clinton.
“Madaleine Albright ne perpjekje qe te devijoje mbeshtetjen e grave te reja nga Bernie Sanders drejt Hillary Clinton tha se ka nje vend ne ferr per te gjitha ato gra te cilat nuk mbeshtesin Hillary Clinton.
Me kujtoi thirrjen e kandidatit te pavarur per Bashkine e Kelcyres ne zgjedhjet e vitit 2015, i cili ju drejtohej votuesve me sloganin: I rente kanceri ne gryke atij qe nuk voton per mua.
Politika shqiptare e paska nje dimension nderkombetar”, shkruan Spaho, që pasi ka shkëlqyer në politikën shqiptare, tani ka filluar merret edhe me zhvillimet politike në SHBA. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

