Nënkryetari i PD, Spaho: Nëse s’ka zgjedhje pas reformës zgjedhore, opozita u rikthehet protestave

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’u rikthehet protestave masive.

Ky paralajmërim ka ardhur nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar per 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë.

“Protestat do të jenë rruga që do të na shoqërojë ne nëse pas 15 marsit, nëse nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Spahos, opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit, shkruan Ora.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të luftojmë që në 15 mars reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Kjo është detyra jonë. Detyra e radhës është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë’.

Edi Rama largohet përmes bashkimit dhe qëndresës, u shprehen përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?