Nënstacioni i ri elektrik në Velipojë, Rama: Projekte me rëndësi vendase, duhet mbështetje me energji

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot kantierin e OSSHE në Velipojë, ku po ndërtohet nënstacioni i ri me kapacitet të pesëfishuar krahasuar me të mëparshmin. Sipas tij për Velipojën janë parashikuar një sërë projektesh të cilat kanë nevojë për mbështetjen me energji.

”Kemi disa projekte me rëndësi këtu në Velipojë, kemi disa zhvillime me sipërmarrje vendase me hoteleri të nivelit të lartë që praktikisht janë shumë transformuese mirëpo duhet të ketë mbështetje me energji. Na janë rritur me këtë turizmin shumë kërkesa për energji, gjithsesi mendoj se jemi në rrugën e duhur për ta përballuar dhe kapërcyer madje këtë nivel nevoje në të gjithë Shqipërinë”,-tha kryeministri, teksa shtoi se në zonën e Shëngjinit janë parashikuar të ndërtohen projekte të rëndësishme.

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se Velipoja mban peshën kryesore të zhvillimit ekonomik të Shkodrës, sa i përket të ardhurave, sidomos nga turizmi. ”Ky investim është drejtpërdrejtë i lidhur me mbështetjen dhe gjithë hovin që po merr edhe nga kombinimet e infrastrukturës rrugore. Ka paraprirë dhe jemi shumë të kënaqur me investimet që po bëhen”. Punohet edhe me projektin e ngjashëm për Alpet, ku rritja e madhe e turizmit ka imponuar një investim të konsiderueshëm për rritjen e fuqisë së rrjetit të energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?