Nëse hapen kutitë për votat e pavlefshme dalin 10 mandate për LSI dhe 2 për PD

Mbi 83 mijë vota të pavlefshme nga zgjedhjet e 25 prillit do të nxirrnin 10 mandate për LSI dhe 2 për PD.

Janë mbi 83 mijë shqiptarë, vullneti politik i të cilëve është cilësuar i pavlefshëm nga ana e komisioneve të numërimit. Janë rreth 8-12 mandate deputetësh të PD e LSI-së që janë asgjësuar në këto zgjedhje në mënyrë të pashpjegueshme dhe jashtë çdo standardi normal. Në zgjedhjet e tjera, shifra e votave të pavlefshme ka qenë 20 apo 30 mijë.

Ngatërresa në fletën e votimit ka në çdo zgjedhje, por kurrë në këto shifra. Kur pushteti politik po ndahet me 4 deputetë, 83 mijë votë (8 mandate) janë shumë për t’u hedhur në kosh si të pavlefshëm. KQZ dhe institucionet e drejtësisë duhet të marrin nisin menjëherë hetimin administrativ dhe penal për atë që ka ndodhur me votat e pavlefshme. Më e pakta që duhet bërë menjëherë është rinumërimi dhe rivlerësimi i këtyre fletëve. Në kushtet kur mandatet e deputetëve si në Berat, Durrës po digjen për 17 apo 200 vota, rivlerësimi i këtyre fletëve është detyrim ligjor dhe moral për KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?